Kryeministri i Libanit, Najib Mikati, ka dënuar thirrjet e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, për largimin e menjëhershëm të trupave paqeruajtëse të OKB-së, raporton “BBC”.

Netanyahu bëri këtë thirrje për largimin e paqeruajtësve nga kufiri Izrael – Liban menjëherë.

Mikati e ka përshkruar këtë “si kapitull të ri të qasjes së armikut të mosveprimit  me norma ndërkombëtare”.

Përleshjet mes Hezbollahut dhe forcave izraelite janë intensifikuar në ditët e fundit ku janë lënduar një numër i paqeruajtësve të OKB-së. Rreth 40 shtete kanë dënuar fuqishëm sulmet ndaj paqeruajtësve në Liban.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: