LIBAN-Autoritetet libaneze kanë hedhur poshtë kërkesën e Damaskut që kërkon kthimin e njërit nga djemtë e ish-udhëheqësit libian, Muammar Gadafi, Hannibal Kadafin, në Siri ku ai fitoi statusin e “refugjatit politik”.

Ministri libanez i Drejtësisë, Ashraf Rifi justifikoi refuzimin e tij nisur nga fakti se biznesmeni libian ishte në proces hetimi nga Gjykata në Liban.

Hannibal Kadhafi është marrë në pyetje dy ditë më parë në Gjykatë për posedim të informacioneve rreth zhdukjes së Imamit Moussa Sadr.

Libani nuk disponon asnjë të dhënë rreth ekzistencës së themeluesit të lëvizjes shiite “Amal” i zhdukur 38 vite më parë gjatë një vizite zyrtare në Libi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb