Me sloganin ‘Ne nuk informojmë’, vjen për lexuesit shqiptarë gazeta me e re “Liberale”. Botimi i Institutit Europian Pashko, do të hidhet në treg më 16 mars, duke ardhur në sytë e lexuesit shqiptar me një vështrim analitik të zhvillimeve që ndodhin në vend.

Themeluesi i saj Henri Çili tha se nisur edhe nga vete emri, gazeta do te jetë një rezistencë liberale ndaj popullzimit, punist atij nacionalist, përkundër in tolerancës, ekstremizmave fetare apo kërcënimeve të çdo lloji ndaj demokracisë, tregut të lirë dhe liberalizmit në botën shqiptare.

Presidenti  i Institutit Pashko , Prec Zogaj, tha se gazeta liberale do të jetë një instrument për të çuar më përpara fjalën e profetit të liberalizimit shqiptar, Gramoz Pashkos.

Gazeta Liberale me kryeredaktor Arjon Sulon dhe drejtor Elvis Iljazajn vjen edhe në versionin on-line gazetaliberale. al.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb