Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci ka kritikuar Bashkimin Evropian që po ndërlidh liberalizimin e vizave me dialogun me Serbinë. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Peci shkruan se Kosova nuk duhet të fillojë asnjë dialog me ndërmjetësim të BE-së nëse bëhem kushtëzime të tilla dhe përulëse.


Mes të tjerash ish-diplomati pohoi se kredibiliteti i saj në rajon po shënon rënie.


“Poshtërsinë me te madhe qe mund ta beje BE-ja me Kosovën është ndërlidhja e liberalizimit te vizave me dialogun me Serbinë. Dialogu dhe liberalizimit nuk kane te bëjnë asgjë njëra me tjetrën. Kosova nuk duhet te filloj fare dialogun me ndërmjetësim te BE-nëse vazhdon me kushtezime te tilla, non sense dhe përulëse. BE-ja ka filluar t’i përngjajë “transformersave”, dhe nuk po e kupton qe kredibiliteti i saj ne regjion është duke u venitur me rënie të lirë”, ka shkruar ai.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb