Pas dhënies së rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian (KE), më 29 gusht të këtij viti procesi për vizat e Kosovës do të kalojë në komitetin LIBE të Parlamentit Evropian. Pavarësisht kësaj, qytetarët e Kosovës do të mundin të dalin përfundimisht nga “grilat” në gjysmën e dytë të vitit 2019.

Përderisa ende Bashkimi Evropian nuk ka dhënë ndonjë datë se kur do të merret liberalizimi, zyrtarë të BE shprehen të bindur se Kosova i ka plotësuar kriteret e caktuara dhe se tani vizat janë çështje procedurale.

Edhe përfaqësues të institucioneve në vend vlerësojnë që këtë vit Kosova do të marrë liberalizimin e vizave, pasi i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga BE-ja. Mirëpo njohësit e çështjeve të integrimeve thonë se deri në verën e vitit të ardhshëm qytetarët e Kosovës nuk do të kenë mundësi të lëvizin lirshëm nëpër vendet e BE-së, sepse procedura për vizat e Kosovës mund të zgjatet nëse eventualisht vihet edhe ndonjë kriter joformal./Zeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb