TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas raportit pozitiv të Brukselit për liberalizmin e vizave me Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama thotë se ky është një hap i stërvonuar i Brukselit dhe kërkon nga KE dhe PE qe të mos mendohet, por të heqin këtë pengesë të pajustifikueshme mbi Kosovën.

Statusi i plotë:
Më në fund një hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit për liberalizimin e vizave për Kosovën! Uroj që Këshilli dhe Parlamenti Europian të mos mendohen po të rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme mbi Kosovën ?? ??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb