Të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe 80 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një raketë ajrore goditi një qendër emigrantësh ilegal në Tagiura, pranë Tripolit.

Në një komunikatë qeveria e mbështetur nga OKB dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzojnë për bombardimet ushtrinë kombëtare Libiane të drejtuar nga gjenerali Khalifa Haftar.

‘Mësova me tronditje për bombardimet, që në mbrëmje goditën një qendër emigrantësh në Tripoli, duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra personave, mes të cilëve fëmijë dhe civilë. Një tragjedi që tregon edhe një herë impaktin e luftës mbi civilë të pafajshëm’. Kështu deklaron në një njoftim ministri i Punëve të Brendshme dhe Cooperazione Ndërkombëtar, Enzo Moavero.

Bombardimet që drejtohen drejt civilëve të pafajshëm, shoqërohet me një apel për të ndaluar agresionin e egër, që vazhdon të marrë jetë të pafajshme, duke shkatërruar infrastrukturën dhe duke e bërë të pasigurt jetën e njerëzve.

Nevojitet të garantojmëndhe tw marrim menjëherë masa serioze për të mbrojtur civilët dhe në mënyrë të veçantë të transferohen emigrantët që gjenden në këto struktura, duke i dërguar në vende më të sigurta dhe larg vendeve të rrezikshme.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb