TRIPOLI-Luftimet shpërthyen sot mes xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik dhe milicëve antiqeveritarë në Sirtë në qendër të Libisë, vend i zhytur në kaos, theksuan zyrtarët.

Bëhet fjalë për luftimet e para mes Shtetit Islamik dhe koalicionit të milicëve Fajr Libya në Sirtë, që kur dega libiane e Shtetit Islamik mori në muajin shkurt kontrollin e ndërtesave qeveritare dhe universitetit.

Që prej asaj kohe Shteti Islamik ka vijuar luftimet në këtë qytet që ndodhet rreth 450 kilometra në lindje të kryeqytetit të Tripolit.

Që prej fundit të revoltës që shkaktoi në vitin 2011 rrëzimin e regjimit të Muammar Kadafit Libia është ndarë dhe nën kontrollin e milicëve rivalë të formuar kryesisht nga ish-rebelët.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: