TIRANË- Rreth 1 muaj pas themelimit, tashmë Gjykata e Tiranës i ka dhënë aprovimin partisë së themeluar nga Ben Blushi, LIBRA (Lista e Barabartë).

Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti Blushi në një status në “Facebook”, përbri një karikature të artistit Bujar Kapexhiu ku nuk ka munguar as urimi i tij.

“Sot libra ka marrë aprovimin nga gjykata e Tiranës. Jemi një organizatë legale!
Urime të gjithëve miqësisht me këtë karikaturë të mikut tim Bujar Kapexhiu”, shkruan Blushi.

LIBRA u krijua si një lëvizje e re politike duke shprehur qëndrime kundër maxhorancës por edhe opozitës shqiptarë më 1 nëntor të këtij viti. LIBRA është konceptuar si bashkim i njerëzve të lirë, të zakonshëm dhe të barabartë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: