TIRANË- Partia e re e sapokrijuar Libra do të zhvillojë zgjedhjet brenda saj më 11 shkurt. Këtë e ka deklaruar themeluesi i saj, deputeti Ben Blushi. Në një status në Facebook, Blushi shkruan se ky do të jetë votimi i parë elektronik dhe se çdo anëtar mund të votojë edhe nga shtëpia.

“LIBRA ka vendosur që të zhvillojë zgjedhjet e brendshme në datën 11 shkurt. Të gjithë anëtarët e saj janë të ftuar të kandidojnë dhe të marrin pjesë në votim. Fushata, datat e listave dhe kandidatëve si dhe kriteret e zgjedhjeve do të publikohen në libra.al. Këto do të jenë zgjedhjet e para elektronike që janë mbajtur ndonjëherë në Shqipëri. Çdo anëtar Libra mund te votojë nga shtëpia apo në distancë, mjafton të regjistrohet dhe verifikohet se ekziston. LIBRA është një inovacion i pandërprerë dhe i pavarur”, shkruan Blushi.

Libra u krijua në fillim të muajit nëntor nga 2 ish-deputetët socialistë Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi por ende nuk e ka zgjedhur strukturën e saj. Votimi brenda partisë i paraprin zgjedhjeve të qershorit që do të sjellin edhe parlamentin e ri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: