NGA: LEDIONA XHELADINAJ
KORCE-
Godina e Biliotekës në Korçë tashmë do t’i kalojë bashkisë, ndëra librat kanë nisur të zhvendosen. Rreth 300 mijë libra kanë marrë arratinë, disa në shtëpinë rumune e disa në biblioteken e fëmijëve, ndërsa raftet ku nodheshin librat po përshtaten për zyra.

Jo pak, por një fond prej rreth 300 mijë librash po zhvendosen nga Biblioteka publike e Korçës që mban emrin e folkloristit të shquar “Thimi Mitko”, në ambiente të tjera për ta kthyer godinën në zyra të shërbimit të bashkisë.

Para se të kthehej në Bibliotekë, në këtë godinë gjendej kisha e “Shën Gjergjit”, një nga kishat më të vjetra në Korçë. Këtë fakt ja rikujtuar në parlament kryeministrit Rama, Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule. Sipas tij, Rama po shemb tempujt e perëndisë, ashtu siç bëri dhe me kishën në Dhërmi.
(ed.me/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: