Një krim brenda në familje ka tronditur qytetin e Librazhdit mbrëmjen e sotme. Një burrë ka masakruar me thikë gruan e tij dhe më pas është hedhur nga ballkoni i katit të 4-të të pallatit ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktima është Daut Gjokola53  vjeç.

Burime nga spitali i Librazhdit konfirmojnë edhe vdekjen e gruas, Lule Gjokol 49 vjece. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Burime nga vendngjarja raportuan se mes çiftit ka patur një grindje në familje. Më pas thuhet se kryefamiljari ka qëlluar me thikë disa herë bashkëshorten që është transportuar në gjendje kritike në spital por që më pas për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë. Autori i ngjarjes në depresion të thellë pas krimit është hedhur nga kati i 4-të dhe ka gjetur vdekjen.

Nuk dihet paraprakisht motivi i krimit në familje. Dyshohet se shkak i agresivitetetit të bashkëshortit ka qenë xhelozia. Burime pranë familjes ku ndodhi tragjedia bënë me dije se familja në fjalë nuk ka patur probleme ekonomike. Madje njihej si në ndër familjet me mirëqenie pasi disponon disa apartamente dhe biznese.

Njoftimi i policisë:
Librazhd/ Informacion paraprak

Në lagjen “Shkumbin”, Librazhd, në banesë shtetasi Daut Gjokola 53 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen Lule Gjokola 49 vjeçe, dhe me pas shtetasi Daut Gjokola është hedhur nga kati i katër i apartamentit të tij, për pasojë ka dërruar jetê.

Bashkëshortja e tij është transportuar menjëherë për në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndêrruar jetë sapo ka mbrritur në spital.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb