Nga FATMIR POPJA*

LIBRAZHD – Ndërsa një foshnje 11-muajshe vdiq paraditen e të martës rreth dy-tri orë pasi ishte çuar nga prindërit në çerdhen e qytetit të Librazhdit, mbetet ende enigmë mbytja e saj me një copë tullumbaceje e cila sipas raportit të ekspertëve të mjekësisë lgjore i ka shkaktuar asfiksimin me pasojë humbjen e jetës.

Nga ana tjetër prindërit e saj Selami dhe Adelina Gurra nuk kanë bërë ndonjë denoncim për t’i adresuar dikujt përgjegjësinë që me neglizhencën e tij shkaktoi një tragjedi të tillë për jetën e foshnjës.

Në një komunikim me mediat Drejtori i Policisë Neritan Nallbati ka deklaruar se “ mbas marrjes në pyetjeve të edukatoreve të çerdhes dhe drejtoreshës, ato janë lënë të lira deri në përfundimin e plotë të hetimeve. Sipas tij, deri më tani nga ana e prindërve të foshnjës nuk është depozituar asnjë denoncim për të bërë fajtore edukatoret e çerdhes për vdekjen e vajzës së tyre.(Në foto:Spitali i qytetit të Librazhdit)

Çerdhen e qytetit të Librazhdit ditën e kësaj ngjarjeje e frekuentonin vetëm 19 fëmijë dhjetë prej të cilëve në një grup dhe nëntë të tjerë në grupi tjetër dhe për to kujdesenshin dy adukatore. Policia zyrtarisht e ka cilësuar vdekjen e foshnjës 11 muajshme M. G aksidentale dhe se ajo ka vdekur në urgjencën e spitalit bashkiak të Librazhdit.

Menjëherë pas ngjarjes policia ka bërë kqyerjen e imtësishme të ambjenteve të çerdhes ku edhe kishte shkuar mëngjesin e së martës foshnja. Gjatë këtij kontrolli, grupi hetimor ka konkluduar se aty nuk kishte asnjë lloj materiali që mund të konsiderohet i rrezikshmë për jetën e foshnjave. Në deklarimet e bëra në Polici çifti Gurra ka shpjeguar se foshnjën e tyre e kishin dërguar në gjendje të mirë shëndetësore në çerdhe. Ndërsa edukatoret kanë deklaruar se ajo gjatë qëndrimit aty kishte shfaqur shenja temperature dhe të vjella dhe për këtë shkak, kishin vënë në dinjeni prindërit për gjendjen e shëndetit të përkeqësuar të foshnjës të cilën e kanë transportuar me urgjencë te mjeku i familjes dhe më pas në urgjencën e spitalit bashkiak të Librazhdit.

Raporti i mjekëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore për ngjarjen ka konfirmuar se rasti i vdekjes së foshnjës 11-muajshe është një vdekje e ardhur nga asfiksia si pasojë e lëndës së ngecur në trakenë e fytit “.Gjatë autopsisë që i është bërë foshnjës janë konstatuar ndryshime karakteristike që ndodhin në rastet e asfiksisë sidomos pulmore. Sipas raportit të mjekëve ligjorë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, trupin e huaj ata nuk e kanë konstatuar. Ai, sipas tyre, ishte nxjerrë gjatë mjekimit nga mjekët për ta shpëtuar foshnjen.

Raporti shpjegon se gjatë autopsisë janë marrë kampione që do t’i nënshtrohen analizave të përgjithshme nga Instituti i Mjekësisë Ligjore nga ku edhe do të pritet një përgjigje përfundimtare”. Vetëm analizat specifike që do kryhen për rastin në fjalë do të mund të përcaktojnë edhe kohën se kur e ka gëlltitur foshnja 11-muajsh copën e tullumbaces.

Kjo analizë do kryhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Gjatë mesditës së sotme, foshnja 11-muajshe është përcjellë për në banesën e fundit në fshatin Gurrë të Bërzeshtës, ku kanë jetur deri pak muaj më parë prindërit e saj.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb