TIRANË – 18 bibliotekat më të mëdha të vendit do të pasurohen me 6000 ekzemplarë të rinj, libra që atyre do t’iu dhurohen nga Ministria e Kulturës.

Kjo ministri, në vijim të politikave të shpallura të saj për nxitjen e leximit shpall këtë herë nismën e saj më të re që është dhurimi I Fondit të Librit pranë Ministrisë së Kulturës në dobi të bibliotekave më të rëndësishme publike dhe atyre universitare.

Janë afro 6000 ekzemplarë me një shumë rreth 10 milionë lekë, qët do t’iu dhurohen tetëmbëdhjetë bibliotekave në mbarë vendin, bazuar në kontributin dhe profesionalizmin që kanë treguar në dobi të komunitetit të lexuesve lokalë për të nxitur leximin dhe kulturëbn e librit nëpër qytetet e Shqipërisë.

Ceremonia me drejtuesit e bibliotekave kryesore publike dhe ato universitare do të mbahet ditën e hënë, ora 11:00 në sallën e eventeve të ministrisë së Kulturës.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: