“Historia e Shqipërisë, kalon edhe nga Butka”. Studimi i Ylli Polinës i kushtohet në tërësinë e tij, ngjarjeve të ndryshme të familjes Butka, kohës së luftës, përplasjes mes partizanëve e ballistëve, por edhe jetëve njerëzore që u shuan a u shndërruan në harkun kohor mes Luftës së II Botërore dhe ardhjes së demokracisë. Një shikim pas në kohë, mes dokumentesh e rrëfimesh, fragmentesh njerëzore a kujtimesh, zbardh detaje të harruara të historisë së madhe, përmes copëzave të historisë së vogël.

Libri i Ylli Polovinës, që do të jetë në libraritë kryesore javën e ardhshme, përmbledh të dhëna për inatet e Enver Hoxhës, histori me Safet Butkën, një histori intrige me kolonelin e Zbulimit Ushtarak Italian, Anxhelo de Mateis, krimin e Teqesë së Turanit, traktin e vonuar të Ballit Kombëtar, pikëpyetje nëse ishte “Luftë civile” apo “Luftë vëllavrasëse”?, përplasjen greko-italiane, masakrën në ditëthemelim të PKSH, historinë e një familje të tërë në mal, atë të Mestan Ujanikut, zhdukjen nga Konferenca e Pezës e ndonjë emri pjesëmarrësi, ‘pranverën’ e fshehtë njëvjeçare ballisto-komuniste, hyrjen e komunizmit, mbështetjen fillestare për qeverinë e re të Tiranës, tmerret e Burrelit, vrasje dhe mbytje në qeli dhe vrasjen e një gjermani të vetëdorëzuar. Doemos, në pothuaj 350 faqe, libri, ka shumë më tepër se emërtime kapitujsh, që veçse grishin në zbulimin e një sërë fatesh njerëzore në Shqipërinë komuniste. “GSH”, ka përzgjedhur sot disa pjesë nga libri i ri i Polovinës. Muharremi për të cilin flasim, ishte djali i Sali Butkës dhe vëllai i Safet Butkës.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2018/04/29/faturist-ne-banjat-popullore-te-qytetit-muharrem-butka-leter-enver-hoxhes/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: