Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Leximit, Alda Bardhyli, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 foli edhe për librin e kryepeshkopit Janullatos.

Bardhyli tha se libri është ndërtuar në bazë të një dialogu tepër interesant dhe që mbart tepër filozofi përbrenda. Sipas saj, libri sjell tepër dritë mbi rrugën e fesë në realitetin shqiptar. Duke uruar shërim për kryepeshkopin Janullatos, Bardhyli nënvizoi se forca e tij është frymëzim për brezat.

Alda Bardhyli: E kam lexuar librin e Janullatos. Libri në thelb kishte dialogun. Libri sjell dritë mbi rrugëtimin shqiptar në fushën e fesë. Libri flet për tolerancën fetare mes shqiptarëve. Të gjithë ata që duan të shkojnë në thellësi të mendimeve njerëzore, ta lexojnë këtë libër.

Janullatos tregon se ishte shëndet ligë në rini dhe gjeti guxim tek feja. Uroj të shërohet me gjithë shpirt. Forca e tij është frymëzim për brezat.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb