TIRANE

“Përtej gardheve” është libri që ka bërë bashkë gazetarë nga Shkodra, Korça dhe Gjirokastra, që t’i rikthehen pasionit të vjetër, reportazhit, e në të njejtën kohë të sjellin për publikun histori dhe personazhe të panjohur, të thjeshtë, por që mbartin vlera të veçanta.

Pjesë e këtij projekti jane bërë edhe dy gazetaret e News24, Lorena Kodra dhe Brikena Metaj, me reportazhet e tyre: ‘Njerëzit e fasules’ dhe ‘Labëri, në gjurmë të Kanunit të hershëm’.


Ky projekt vjen si domosdoshmëri për të rrëfyer historitë, përtej gardhit, për të kuptuar të tjerët dhe për të sjellë biseda me njerëzit e zakonshëm, për përcjellë detajeve të hollësishme, dhe histori që nuk duhen humbur.


(BalkanWeb)


Etiketa: