7 ndeshje pa fitore kishin zhytur Lecce-n në fundin e Serie A. Më në fund ekipi i Ramadanit rikthehet te fitorja duke mposhtur Veronan me rezultatin minimal 1-0, një ndeshje ku miqtë e mbyllën me 9-të lojtarë pas dy kartonëve të kuq. Si gjithnjë Ramadani zbriti në fushë si titullar, qëndroi në fushë për 90-minuta duke rezultuar një nga lojtarët më të vlerësuar në radhët e Lecce-s:
“Lider në mesfushë, administroi me qetësi çdo situatë, nuk ishte kurrë në vështirësi edhe kur ndodhej nën presion”, nota 6,5 për Ramadanin, shkruajnë mediat italiane.