Antoine Griezmann do të udhëheqë Atletico Madrid në sezonin e ri futbollistik, por nuk do të ketë rinovim kontrate. Kështu shkruajnë mediat spanjolle sot, sa i takon situatës së sulmuesit francez.

Griezmann ka një marrëveshje me Los Colchoneros deri në vitin 2026, por mosha e 33-vjeçarit është një pengesë për rinovimin e mundshëm. Klubi dëshiron që fillimisht të shikojë paraqitjet e futbollistit këtë edicion, duke i dhënë statusin e liderit, e më pas do të merret një vendim përfundimtar.

Antoine Griezmann ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 6 asiste në sezonin që kaloi. Më parë, ai ka luajtur për Real Sociedad.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb