Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të mblidhen sot në Bruksel për të diskutuar mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën si dhe përpjekjet për të siguruar konkurrencë të përhershme të ekonomisë së bllokut.

Konsultimet mbi operacionin e rinovuar ushtarak të Izraelit në Rripin e Gazës si dhe buxhetin e ardhshëm afatgjatë të BE-së janë gjithashtu në agjendë.

27 udhëheqësit e BE-së nuk pritet të marrin vendime me ndikim të gjerë.

Megjithatë, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka shprehur shpresën se Ukrainës do t’i premtohet prokurimi i dy milionë predhave për mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus, pasi ajo nuk mori mbështetje të mjaftueshme në javët e fundit për një iniciativë për premtimet e ndihmës ushtarake me vlerë 20 miliardë euro (21,8 miliardë dollarë) deri në 40 miliardë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb