LIBAN-Lideri libanezëve të Hezbollahut, sheiku Hasan Nasrallan e ka dënuar ashpër vrasjen e 21 shtetasve egjiptianë në Libi të cilët u ekzekutuan nga ISIS.

Në fjalimin e tij para qindra të pranishmëve në Bejrut,Nasralah ka thënë se prapa Shtetit Islamik qëndron CIA dhe Mosadi në Izrael, ndërsa ekstremistët iu shërbejnë interesave të tyre.

Ai ka theksuar se Izraeli është njëri nga shtetet e vetme, që nuk është sulmuar dhe që për ISIS nuk paraqet kërcënim.

Nasralah ka ftuar vendet e rajonit që të bashkëpunojnë në luftën kundër shteteve islame, krimet e të cilëve, sipas tij janë “kërcënim për sigurinë globale”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: