Lideri në arrati i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi është shfaqur në një video propaganduese për herë të parë në 5 vite, në të cilin ai pranonte humbjen e grupit terrorist në qytetin Sirian të Baghouz. Videoja e publikuar nga Al-Furqan të hënën, shfaq Abu Bakr al-Baghdadi me një mjekër gri dhe të kuqe, i veshur një mantel të zi me një jelek ngjyrë bezhë dhe të ulur në dysheme, me atë që duket të jetë një mitraloz i mbështetur pranë tij.

2343 (2)
2343 (2)

Kjo është paraqitja e tij e parë në video që kur kishte mbajtur një predikim në xhaminë al-Nuri në qytetin irakian, Mosul, në vitin 2014.

Grupi i Inteligjencës SITE tha se al-Baghdadi pranoi në video fundin e betejës në Baghouz, bastionin e fundit të grupit në Siri dhe diskutoi bombardimet në Sri Lanka ku mbetën të vdekur më shumë se 250 persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: