PODGORICE- Lideri i opozitës malazeze, Nebojsha Medojeviç është përballur me akuzat nga Prokuroria e Shtetit për krijimin e një organizate kriminale që shërbente për pastrimin e parave.

Sipas raportimeve të medias serbe, në këtë organizatë kriminale janë përfshirë edhe tetë persona të tjerë.

Medojeviç është lideri i Lëvizjes për Ndryshim, (PZP), pjesë e Frontit Demokratik, koalicioni që grupon forcat më të mëdha të opozitës në Malin e Zi.

“Çdo gjë ka qenë e planifikuar”, deklaroi Medojeviç në rrjetin e tij social “Twitter”.

“Të dobëtit nuk duhet të sulmohen, në ndryshim nga të fortët. Ne do ta fitojmë këtë çështje sepse e vërteta është në anën tonë. Le të qëndrojmë së bashku. Le të qëndrojmë të fortë!”, shtoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb