Partizani ka nisur përgatitjet për ndeshjen e së shtunës kundër Elbasanit, e programuar për të shtunën në orën 19:00.

Trajneri Veselinoviç nuk pritet të ketë në dispozicion Gjergji Koten, teksa në dyshim mbetet Arinaldo Rrapaj, i cili po kërkon të rikuperojë një goditje në kavilje, por shanset që të rikuperohet nuk janë të mëdha.

Pjesa tjetër e ekipit janë të gjithë të gatshëm për të nisur nga minuta e parë. Mbetet për tu parë nëse stafi teknik do të arsyetojë për ndryshime në 11-she, nisur nga fakti se ndaj Bylisit disa elemente të lojës nuk funksionuan siç duhet dhe siç pritej. Ndeshja e parë kundër Elbasanit është mbyllur me shifrat 1-1 në “Elbasan Arena”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb