SPANJE- Lideri socialist Pedro Sanchez, është betuar si kryeministër i Spanjës, nga mbreti Felipe VI. Sanchez u vu në krye të pushtetit të shtunën, në një ceremoni në Pallatin Zarzuela, një ditë pas udhëheqjes së votës së mosbesimit ndaj prokurorit Mariano Rajoy, që përfshin akuzën për korrupsion ndaj liderit konservativ të Partisë Populiste.

Parlamenti i Spanjës ka votuar 180-168 të premtën për të zëvendësuar qeverinë e Rajoyit me Sanchez. Një deputet ka anstenuar.

Spanja është fuqia e katërt e eurozonës dhe një anëtar me rëndësi i Bashkimit Evropian. Sanxhez dhe partia e tij janë mbështetës të Bashkimit Evropian dhe vlerës monetare. Dyzet e gjashtë vjecari Sanchez, është kryeministri i shtatë me radhë i Spanjës që nga kthimi i demokracisë pas vdekjes së diktatorit Francisko Franco më 1975.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: