TIRANE- Ditët e fundit në Shqipëri, pas çështjes “Tom Doshi”, historia tjetër më e diskutuar i takon fushës së showbiz-it. Bëhet fjalë për një histori dashurie të cilën dy protagonistët nuk po arrijnë ta fshehin dot më nga kuriozët e shumtë.

Flitet se moderatorja bukuroshe Marina Vjollca është tashmë e dashura e reperit të famshëm nga Kosova, Getoar Selimi. Madje burime pranë këngëtarit kanë konfirmuar për “Bluetooth”, se kjo lidhje ka nisur “zyrtarisht” prej muajit nëntor.

Sipas të njëjtave burime, Geti është aq i dashuruar, sa nuk arrin të rrijë dot gjatë larg bukuroshes nga Tirana. Për këtë arsye mësohet se ai qëndron shpesh në kryeqytetin tonë, megjithëse kujdesi që tregojnë të dy për të mos rënë në sy është maksimal.

Disa ditë më parë, në mediat kosovare u përfol se Getoari është i vendosur ta zyrtarizojë më tej lidhjen me Marinën, duke i kërkuar asaj martesë, por moderatorja ka refuzuar. Të dy personazhet nxituan ta përgënjeshtronin këtë thashethem, duke përdorur rrjetet sociale përkatëse e duke vënë të njëjtin status: “Të flasësh pa fakte e me thashetheme është si të gjuash me armë pa fishekë”. Mirëpo kjo deklaratë nuk mjaftoi aspak për të pushuar zërat rreth tyre.

E kontaktuar nga “Bluetooth”, Marina pohon: Më ka lodhur kjo histori”. E megjithatë, moderatorja sërish nuk pranon asgjë. Nuk dimë se cila është arsyeja që çifti i druhet kaq shumë bujës publike, pasi të dy janë personazhe shumë të njohur dhe është thuajse e pamundur të fshehësh një histori të tillë. Mos ndoshta Marina i trembet famës prej Don Zhuani që ka Getoari?

(ma.ar/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: