TIRANE
Pas shfaqjes së klipit që tregon momentet intime të Gjestit dhe Xhenetës, të cilët kaluan 24 orë së bashku në dhomën e surprizave, banorët e Big Brother VIP Kosova kanë shpërthyer me komentet e tyre mbi këtë marrëdhënie që po zhvillohet mes dyshes.
I gjithë ky moment ka sjellë shumë reagime dhe diskutime, ku disa banorë kanë shprehur pikëpamjet e tyre lidhur me sinqeritetin e lidhjes mes Gjestit dhe Xhenetës.
Një nga banorët që ka reaguar më ashpër ka qenë Sara, e cila nuk ka hezituar të shprehte mendimin e saj të fortë për marrëdhënien mes dyshes.
Ajo e ka cilësuar këtë lidhje si “komplet falso” dhe ka shprehur dyshimet e saj për motivet që mund të fshihen pas saj.
Sipas Sarës, Xheneta po vepron në mënyrë jo të sinqertë dhe kjo marrëdhënie është thjesht një strategji për të qëndruar më gjatë në shtëpi.
“Është një gjë komplet falso. E shoh mënyrën e Xhenetës si një mundësi për të qëndruar edhe një javë apo dy më shumë këtu”, tha Sara, duke theksuar se Xheneta po përdor këtë lidhje për të përfituar më shumë kohë në shtëpinë e Big Brother-it.