VLORE

Dyshimet për një lidhje jashtë martesore janë bërë shkak i vrasjes makabër mesditën e sotme në fshatin Babicë të Vlorës. Një javë më parë, vëllai i autorit të krimit të sotëm tentoi të qëllonte me armë zjarri një person i cili dyshohet se kishte lidhje jashtë martesore, me 44 vjecaren.


Njoftimi i policisë më 18 qershor:


Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti të mundshëm midis dy personave.


Tenton të vrasë me armë gjahu kurshuririn e tij – vihet në pranga nga policia autori.

Mbrëmjen e djeshme pas marrjes së informacionit se në fshatin Babicë e Madhe ka konflikt me armë midis dy personave, menjëherë shërbimet e policisë janë afruar në vendin e ngjarjes duke bërë parandalimin e një vrasje të mundshme.

Konkretisht në vendin e quajtur “Alikokë” Babicë e Madhe, shtetasi A. S., 44 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë gjahu (teke) shtetasin L. S., 46 vjeç, për motive të dobëta (kurshurinj me njëri-tjetrin).

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasit A. S, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe atyre sportive”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Ne dt 18 është arrestuar vëllai do qëllonte me cifte personin qe ishte lidhur me gruan …