TURQI

Prokuroria në Turqi ka lëshuar urdhër arrest për 295 ushtarakë, nën dyshimet se kanë lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për organizimin e një tentative për grush shteti në vitin 2016. Në deklaratën e prokurorit bëhet e ditur se mes personave që përballen me arrestim janë tre kolonelë, tetë majorë dhe dhjetë togerë.

Policia e nisi operacionin për arrestim një orë pas mesnatës. Kleriku Fetullah Gulen ka mohuar çdo përfshirje në përpjekjen për grushtshtet më 15 korrik të vitit 2016. Gulen, ish-aleat i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara që prej vitit 1999. Mbi 77,000 janë dënuar me burg dhe janë në pritje të gjykimit për pjesëmarrje në tentativën për grusht shteti.

Gjithashtu autoritetet kanë pezulluar ose shkarkuar nga puna mbi 150,000 shërbyes civilë dhe ushtarakë, mbi të njëjtat dyshime. Ndërsa komuniteti ndërkombëtar ka akuzuar presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan për shfrytëzimin e ngjarjes më 15 korrik 2016 si pretekst për të shtypur kundërshtarët. Ndërsa pak ditë më parë, prokurori lëshoi urdhër arrest për mbi 1 mijë përson të dyshuar për lidhje me Gylenin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb