Drejtoria e Hetimit anti-mafia në Palermo ka ekzekutuar urdhrin e gjykatës së Trapanit për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të ish-pronarit të Valtur.


Ky i fundit ka ndërruar jetë më 25 janar të vitit 2016. Mediat italiane flasin për një pasuri të sekuestruar mbi një miliard e gjysmë euro.


‘Tgcom’ shkruan se ka dyshime që kjo pasuri është vënë edhe falë lidhjeve me familjen mafioze të Castelvetrano-s, të udhëhequr nga Matteo Messina Denaro, i cili rezulton i arratisur.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb