TIRANE- Pas akuzave të deputetit të PD-së Ervin Salianji për lidhje me trafikantit Edmond Bego, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla e ka paditur në gjykatë. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Balla ka publikuar padinë, të cilën e ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës. Socialisti tha se çdo shpifje nga ‘aktorët e SHQUP-it’ do të përfundojnë në gjykatë, ndërsa dëmshpërblimet nga gjyqi do shkojnë për Fondin e Edukimit, nismë kjo e shpalosur nga grupi i PS. Balla kërkon 1 milion lekë të reja nga deputeti i PD-së, pasi sipas tij i ka shkaktuar dëm moral.

Ndërkohë, referuar akuzave të sotme të bëra publike nga deputeti i PD-së Luçiano Boçi, Balla tha se do ta padisë këtë të fundit ditën e nesërme.

“Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga aktorët e SHQUP-it, e që kazani politik e mediatik u jep zë pa asnjë verifikim edhe kur vërtetohen si të rreme, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.
TË ARDHURAT NGA ÇDO SHPIFJE PËR FONDIN E EDUKIMIT??
Shenim: Sipas ligjit papagalli mban pergjegjesi per ate qe thote. Keshtu qe edhe papagalli Luciano do te paditet neser per shpifjen e sotme. Ndersa pyetja qe kam per ata qe e publikojne kete shpifje: Cfare ju kushton te vertetoni se numrat e fluturimeve te shpifjes ne fjale, jane avione linje, jane fluturime zyrtare? Apo ndonje ka merak se mos i bie audienca po nuk beri papagallin e papagajve, duke shperndare “fake-news”?”, tha Balla.

Padia E Balles Per Salianjin
Padia E Balles Per Salianjin

Dje Salianji publikoi disa dokumente të sistemit TIMS që sipas tij vërtetojnë se Balla ka udhëtuar 25 here jashte vendit me Edmond Begon.

“Taulant Balla në 4 vjet ka kryer 18 udhëtime me CHARTER, me vlerë minimalisht 600 mijë Euro”- u shpreh Salianji ndersa shtoi se TIMS tregon se destinacionet kryesore të këtyre udhëtimeve kanë qenë Vjena, Athina, Korfuzi, Parisi, apo Mali i Zi. Salianji tha se Taulant Balla ka udhëtuar edhe me makinën e tij me trafikantin e drogës Edmond Bega.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb