Çelsi ka fituar Europa Leaguen për herë të dytë në histori, duke mposhtur në finale e Bakusë rivalët e Arsenalit në një finale që do të mbahet mend gjatë për numrin e golave, plot 5, të gjithë të shënuar në pjesën e dytë. Pas një starti më të mirë të “topçinjve” në pjesën e parë, ku Granit Xhaka “qethi” shtyllën e Kepës, Çelsi e ngriti lojën për ta kurorëzuar me gol menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë me Zhirun.

Chelsea V Arsenal Uefa Europa League Final
Chelsea V Arsenal Uefa Europa League Final

Më pas blutë do të shënojë dy gola të tjerë në harkun e 5 minutave, duke e thelluar epërsinë në 3-0, ndërsa goli i Iuobit vetëm sa ndezi një shpresë të zbehtë për Arsenalin, pas 180 sekonda më pas Çelsi e çoi sërish rezultatin në 3 gola diferencën, falë një Eden Hazard të papërmbajtshë, që në këtë finale ka shënuar dy gola dhe dhuruar një asist.

Roki mbyll sfidën me vërshëllimën e trefishtë, ndërsa në trofeun e çmuar gdhendet emri i Çelsit, që fiton jo vetëm Europa Leaguen, por edhe derbin me rivalët e përjetshëm.

Momentet pikante

72- Tre minuta pas golin të 3-1 të shënuar nga Iuobi, Çelsi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës. Një top i humbur nga Obamejang ka bërë që blutë të nisin kundërsulmin, të cilin e finalizojnë saktë me belgun Hazard.

Ars
Ars

69- Zgjohet Arsenali! Një goditje nga distanca e Iuobit, që shkon atje ku Kepa nuk mund ta arrijë dot. “Topçinjtë” ndezin një rreze shprese!

Iuobi
Iuobi

64- Arsenali nuk po orientohet më në fushë pasi golat e Çelsit e kanë tronditur ekipin e Unai Emerit. Skuadra e Sarrit ka fituar një penallti me Olivie Zhiru, të cilën e ka kthyer në gol Hazard, duke e çuar rezultatin në 3-0!

60- Çelsi nuk përmbahet më! Është spanjolli Pedro që gjen rrugën e rrjetës falë një diagonaleje të saktëpas asistimit të Eden Hazard. Çelsi-Arsenal 2-0, për “topçinjtë” bëhet e vështirë.

Perdohazard
Perdohazard

49- Gol Çelsi! Një zbritje e gjatë e bluve të Londrës, me Emerson Palmierin që harkon në zonë dhe me kokë, Olivie Zhiru nuk fal duke thyer Peter Çehun! Sulmuesi i Kombëtares franceze nuk feston në respekt të ish-ekipit.

Zhiru Goll
Zhiru Goll

45- Mbyllet pjesa e parë e finales mes Çelsit dhe Arsenalit. “Topçinjtë” dominojnë deri në minutën e 30-të, më pas kontrollin e lojës e morën blutë. Traversa e Xhakës në minutën e 27-të dhe pritja e Çeh në të 39-ën, dy momentet më të mira.

Ceh
Ceh

39- Peter Çeh bën mrekullinë! Olivie Zhiru kërkon në diagonale të thyejë gardianin çek, por devijon në momentin e fundit ish-portieri i Arsenalit.

Xhaka
Xhaka

27- Granit Xhaka drithëron portën e Kepas me një silur nga distanca që “qeth” traun dhe përkëdhel golin e epërisisë për “topçinjtë”.

Lakazet
Lakazet

18-Arsenali pretendon penallti pas rrëzimit në zonë të Lakazet, por pas konsultimit me VAR-in, Roki akordon veç rivënie fundore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb