U luajtën sot takimet e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Europës. Këtu përballje nuk rezultuan pozitive për pjesën më të madhe të futbollistëve shqiptarë, teksa skuadrat e tyre u mposhtën në takimet e para dhe shanset për të vijuar më tej, janë zbehur ndjeshëm.

Pyniku i Kristi Markut u mposht nga Uolvesi me rezultatin 0-4. Mbrojtësi u aktivizua titullar përballë rivalëve anglezë që e dominuan takimin. Humbje tepër i hidhur edhe për Sherifin e Liridon Latifit dhe Arisin e Migjen Bashës. Të dy futbollistët e Kombëtares u aktivizuan titullarë.

Ndërkohë në ndeshjen e orës 9, Shaktjor Soligorsku i Elis Bakajt, u mposht nga Torino me rezultatin 5-0. Pavarësisht tentativave, sulmuesi shqiptar nuk mundi të linte gjurmë në këtë sfidë. Për sa i përket Azdren Llullakut, ai nuk u preferua nga trajneri, teksa e ndoqi ndeshjen nga stoli.

Liga e Europes
Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb