TIRANE- Skënderbeu fiton 4-1 ndeshjen e parë përballë irlandezëve të Krusaders. Djemtë e Josës dominuan gjithë takimin dhe nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren duke shkuar në ndeshjen e kthimit me kualifikimin pothuajse të siguruar.

Pjesa e parë Skënderbeu e nis menjëherë përpara dhe fillon të ushtrojë presion. Korçarët mbyllin kundërshtarin në gjysëmfushën e tyre dhe nisin sulmet e një pasnjëshme. Në minutën e 15-të vjen dhe goli i avantazhit. Aksion i bukur i Skënderbeut. Shkëmbi pason bukur për Berishën që duke dribluar futet brenda zonës, pason në qendër dhe aty Nimaga me të majtën godet duke e dërguar topin në rrjetë. 1-0 dhe korçarët fitojnë më shumë besim.

Goli i dytë erdhi si shkak i një gabim amatoresk i portierit mik i cili nuk e kontrollon dot një gjuajtje nga distanca dhe i jep një dhuratë Salihit i cili me portën e boshatisur nuk gabon duke dyfishuar rezultatin. Miqtë kanë pasur dy mundësi të mira në këtë pjesë të parë në minutat 32 dhe 33, por nuk i kanë shfrytëzuar si duhet. Pjesa e parë u mbyll 2-0.
(ed.me/panoramasport/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: