Sfida kryesore për ditën e sotme ishte ajo mes 2 kampionëve të botës në 8 vitet e fundit, Francës dhe Gjermanisë. “Gjelat” , kampionë bote në fuqi, shiheshin si favoritë, dhe parashikimet nuk gabuan.

Francezët kanë arritur të shënojnë fitore ndaj Gjermanisë me rezultat 2-1 edhe pse pjesa e parë u mbyll në favor të gjermanëve.

Edhe pse Gjermania kaloi e para në avantazh me anë të Toni Kros falë një penalltie, dy gola të Grizman në pjesën e dytë dhe një paraqitje e jashtëzakonshme e Mbape i dhanë një tjetër fitore kampionëve të botës në fuqi.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb