Luhen ditën e sotme sfidat e tjera të Ligës së Kombeve, ku padyshim e gjithë vëmendja është te supersfida Angli-Spanjë. Një përballje ku spektakli është i garantuar.

Ndërkohë në sfidën e orën 18:00, Zvicra ka shpartalluar Islandën me rezultatin 6-0. Shaqiri, Albian Ajeti dhe Mehmedi ishin 3 futbollistët shqiptarë që gjetën rrugën e rrjetës në përballjen e sotme. Shirtin e kapitenit për skuadrën “helvete” e mbajti Granit Xhaka.

Në përballjet e tjera, Bosnja ka fituar në transfertë ndaj Irlandës së Veriut, ndërkohë që Bjellorusi ka shpartalluar 5-0 San Marinon. Ndërkohë fitore e artë për Finlandën ndaj Hungarisë.PanoramaSport

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb