NGA PROF. DR. ETHEM RUKA 

Në vitin 2017, me nisiativë të Universitetit Europian të Tiranës u themelua Liga e Sipërmarrjes në Arsim, e cila synonte të rriste bashkëpunimin ndëruniversitar në arsimin e larët jo publikë. Për vite të tëra, megjithë dëshirën e mirë ky organizim nuk arriti të ngrihej në nivelin për të cilin ishte ideauar. Në vitin 2024, kjo nisativë u rimor seriozisht, por me një organizimtë ri, dhe me synime e objektiva më të qarta. Thirrjes për pjesëmarrje në Ligë ju përgjigjën menjehrë dhjetë universitete dhe kolehgje universitare. Universitete të tjera jopublike kanë bërë kërkesë për t’ju bashkangjitur kësaj nisme.

Pesha e Universiteteve jopublike ka ardhur duke u rritur në programe studimi, në numër studentësh (rreth 34% të pranimeve aktuale), në projekte kombëtare e ndërkombëtare, në cilësinë e akreditimeve institucionale e të programeve të studimit, në metodat e mësimdhënies, infrastrukturë etj. E megjithatë, bashkëpunimi ndëruniversitar mbetet një sfidë e përhershme ashtu si dhe përpjekjet për projekte të përbashkëta kërkimore, shkëmbim përvojash për kurrikulat, bashkëpunim mes studentëve të universiteteve tona e mbi të gjitha në adresimin e shqetësimeve të përbashkëta për një arsim më cilësor dhe më të zhdërvjellët në zgjidhjen e problemeve burokratike.

Liga e Sipërmarrjes në arsim është e angazhuar për të çuar para axhendën për rritjen e cilësisë së mësimdhënie e kërkimit shkencor si dhe përpjekjeve të përbashkëta për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Klima e përshtatshme e krijuar nga ekzekutivi shqiptar krijon mundësi të reja për të ecur më shpjetë për përmbushje të këtij synimi.

Në këtë frymë, universiteteve që bëjnë pjesë në Ligë, organziuan me sukses forumin e parë publik për një çështje thelbësore që ne e quajtum “Studenti Ndërkombëtar”. Nga studimi i detajuar i tablosë së Bashkimit Europian, por edhe vendeve të rajonit, rezulton se numri studentëve të huaj varion nga disa mijra në disa qindra mijra për çdo vit akademik. Ky është nëj treg i tërë që siguron të ardhura të konsiderueshme që fillojë nga dhjtra miliona dollarë në vendet e rajonit deri në miliarda paund e euro në vendet e zhvilluara europiane. Ka ardhur koha që edhe arsimi i lartë shqiptar të lëviz me shpejtësi drejt këtij tregu.

Dikur nuk imagjinohej që Shqipëria të renditej në vendet me turizmin më atraktiv. Por ja që ja arritëm të sigurojmë disa miliarda euro të cilat dje nuk i kishim imagjinuar. Kjo e mirë nuk ra nga qielli. Malet, luginat, bregdeti dhe mikëpritja jonë e veçantë këtu ishin edhe para dhjetë vitesh, apo më mirë të themi që kurse Zoti e krijoi këtë vend. Falë një projekt dhe vizioni shumë të qartë për rilindjen urbane, infrastrukturën rrugore, politikat nxitëse për shërbimet e hotelire, rikonstruksionit të aeroportit etj ishin premisat që çuan në këtë rezultat.

E njëta gjë ka ndodhur me shërbimin tonë dentar e me kirurgjinë estetike që i sjellin vendit po ashtu të ardhura që nuk i kishi imagjinuar vite më parë. Po pse mos të ecim në këtë rrugë edhe me studentët ndërkomëbtarë? Kërkesa ka, por për fajin e burokracisë sonë, marrja e një vize studentore është një mision i pamundur. Imagjinoni që në një nga universitetet tona jopublike pati një 100 kërkesa nga studentë të huaj dhe vetëm njeri arriti të merrte vizën. Po si ja bën Mbretëria e Bashkuar që ka 700 000 studentë të huaj? Si ja bën Italia jonë fqinje, Serbia, Greqia, Maqedonia e Veriut që kanë shumë më tepër studentë se vendi ynë.

Gjithçka është e thjeshtë nëse ka vullnet. Të gjithan universitetet tona kërkojnë lehtësimin e procedurave burokratike si dhe më shumë operativitet në njohjen e diplomave të maturantëve të huaj. Ky ishte edhe qëllimi i Forumit të organizuar nga Liga “Gjon Durrahium”, ku mori pjesë Kryeminitri Rama, Ministra e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani dhe Ministri i Brendëshëm Ervin Hoxha.

Në këët forum pune u diskutua hapur e në mirëkuptim të plotë nga ekzekutivi shqiptar për të lehtësuar gjithë praktikën që kalon në hallkat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Minsitrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Ky është një shëmbull i shkëlqyer i bashkëpunimit universitar dhe dialogut konstruktiv me ekzekutivin në të gjitha nivelet dhe hallkat e tij. Është e rëndësishme që këtë mesazh ta kenë kuptuar mirë zyrtarët që kalojnë në duar vendimet. Beso se duhet të jemi ndërgjegjësuar mjaftueshëm se Shqipëria nuk është më në kohën e Hoxhës, por në kohën e ndryshimeve të shpejta demokratike. Ligjet dhe vendimet e qeverisë të bëra vite më parë nuk janë tabu. Ato mund të ndryshohen dhe nuk ka nuk ka asnjë arsye për të zvarritur universitetet në përgjegjësinë që kanë marrë për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë.

Forumi “Studenti ndërkombëtar” i organziuar nga Liga Gjon Durrahium” ishte vetëm i një nisme në kuadrin e ombrellës së madhe që quhet ndërkombëtarizim, por ka shumë probleme të tjera që kërkojnë zhdërvjelltësi, frymë bashkëpunimi mes universiteteve dhe aktorëve vendimarrës.

Shumë personalitetet të arsimit dhe shkencës kanë arritur suksese të merituara duke punuar në instituciuine kërkimore e universitetet më të mira të botës. Teknologjia e informacionit e ka bërë botën të vogël dhe bashkëpunimin ndërkomëtar në kohë reale. Çfarë e keqe i vjen arsimit të lartë shqiptar nëse i fton këta profesorë të mbajnë cikle leksinesh on linë me studentët tanë që nga Anglia, Amerika, Australia apo Azia? Sot kjio është e pamundur. Ligji aktual i arsimit të lartë e ka të ndaluar çdo formë të edukimi on linë.

Ka radhur koha që ligji i arsimit të lartë, i nevojshëm për kohën kur u hartua, duhet të ndryshojë. Universitetet tona nuk janë më ato të djeshmet. Kanë ndryshuar shumë gjera qysh atëhere. Arsimi lartë ka nevojë për më shumë frymëmarrje, dhe për më shumë vendimarrje vetiake.

Universitetet nuk duhet të ushtrojnë vetëm trysni, por duhet të futen vet në këtë proces ndryshimesh. Ata duhet të bëhen promotorrë propozimesh. Ndaj duhet bashkëpunim ndëruniversitar. Duhet bashkëpunim për të vënë në lëvizje kapacitete tyre të brendshme në shërbim të këtj ndryshimi të pritshëm. Liga e universiteteve të sipërmarrjes në arsim ëshët e gatshme të përfshihet në këtë kontribut.

Fatmirësisht, Ministria e Arsimit dhe Sportit, aktori kryesor i politikave arsimore nuk ka qëndruar pasive për strategjinë e arsimit të lartë. Bashkëpunimi mes Konferencës së rektorëve, por edhe të Ligës sonë të sapo riorganizuar, me ministrinë e linjës ka qenë i vazhdueshmë dhe konstruktiv. Është e domosdoshme t’a çojmë më tej këtë frymë me një objektiv të vetëm, përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë. Vetëm kështu do të minimizohej largimi i. mijra studentëve shqiptarë drejt universiteteve europiane e për të arritur deri në hapjen e dyreve të institucioneve tona për studentë të huaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb