Real Madridi dhe Barcelona kishin kërkuar nëpërmjet një komunitate të përbashkët që ta luanin “El Clasicon” e parë të këtij sezoni më 18 dhjetor. Por La Liga nuk ndan të njëjtin mendim dhe i ka kërkuar federatës spanjolle që ndeshja më e rëndësishme e kampionatit spanjoll të luhet në një tjetër datë.

“Do ti kërkojmë Federatës Spanjolle të Futbollit që “El Clasico” të luhet më 4 dhjetor të këtij viti, pavarësisht opinioneve të dy klubeve sepse La Liga ka detyrimin dhe përgjegjësinë që të rrisë në maksimum të ardhurat nga shitja e të drejtave audiovizive të veprimtarisë”, raporton gazeta sportive “AS” qëndrimin ligës së futbollit profesionit spanjoll. Kujtojmë që “El Clasico” u shty për shkak të protestave të ashpra në Katalunjë pas ndalimit të disa liderëve politikë pro pavarësisë nga Spanja të krahinës autonome.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb