Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, tha se kryeministri Rama me projektligjin për mediat kërkon t’u mbyllë gojën shqiptarëve.

Sipas demokratit, thirrjet që organizatat ndërkombëtare i bënë Ramës janë alarm për rrezikun në të cilën gjendet demokracia e vendit.

Shehu shkruan se ky është model jashtë standartave të Europës, i marrë nga Lindja.

“Kryeministri duhet te skjaroje opinionin se nga e ka huazuar modelin autokratik te Projekt Ligjit per Mediat dhe Shpifjet, qe kerkon ta miratoje per tu mbyllur gojen shqiptareve?
Kundershtimet e Organizatave nderkombetare ndaj Ligjit per Mediat jane nje sirene alarmi per rrezikun akut, qe po i kercenohet demokracise sone e te ardhmes Europiane.
Rreziku eshte real, askush nuk duhet te kete hezitime, ky projekt ligj eshte nje atentat per demokracine tone dhe aspiraten tone Perendimore.

Eshte nje model shume larg standarteve europiane i huazuar nga vende e sisteme larg objektivit te shqiptareve, diku prej Lindjes.
Kryeministri duhet te flase qarte, ku dhe nga kush e ka gjetur inspirimin per kete projket ligj anti demokratik e anti perendimor, larg standarteve europiane, me cilin eshte keshilluar apo cili e ka keshilluar per kete hap te rrezikshem?

Me liderat e vendeve te BE apo te demokracive perendimore dicka e tille nuk ka asnje lidhje.
Pra ku desheroni te na coni keshtu ju te Rilindjes, ne Europe sigurisht jo!

Por te jeni te bindur se per diku tjeter, larg ne Lindje, shqiptaret nuk do tju lejojne kurre te na degdisni, sidomos mbas dy fatkeqesive te tilla te dhuneshme te vuajtura, asaj te Perandorise Osmane e asaj te Perandorise Komuniste.,” shkruan Shehu.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: