Nga Zana Çakaj*
Kemi 3 emisione që merremi me moszbatimin e ligjit anti-duhan i cili duket se është marrë me hov të madh nga Ministria e Shëndetësisë për t’u zbatuar, por ka dhe nga ata që dalin nga rreshti dhe thyejnë rregullat.
Denoncuam në fillim lokalet e thjeshta ku konsumohej cigare, lokalin e kreut të Policisë Ndërtimore në Elbasan ku konsumohej rregullisht cigare, sot po denoncojmë lokalin në zemër të Tiranës, përballë me Gjykatën e Krimeve të Rënda aty ku kafja e mëngjesit nuk mund t’ju shijojë Prokurorëve dhe Gjykatësve pa një cigare.
Është si ajo shprehja nuk më shtyhet dita pa një cigare. Për të mos na keqkuptuar ne jemi kundër konsumimit në ambiente të mbyllura jo kundër konsumimit të cigareve nga qytetarët. Ligji i cili është bërë për t’u zbatuar nga krerët e shtetit, ai shkelet me të dyja këmbët nga ata.
Nëse zotërinj të dashur nuk zbatohet nga ju ligji anti-duhan, çfarë prisni nga qytetarët e thjeshtë. ISHSH pas transmetimit të emisionit Kaktus mori masa deri në vendosjen e gjobës, por kësaj radhe që shkelet nga Prokurorët, çfarë masash do të merrni?

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: