Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Gjermanisë mbrëmjen e së enjtes për të protestuar, kundër një propozimi që parashikon shtrëngimin e rregullave për emigrantët.
Propozimi i bërë nga CDU/CSU u miratua nga Bundestagu me mbështetjen e votave të së djathtës ekstreme gjermane AFD, votat e së cilës ishin për herë të parë vendimtare për kalimin mocionit.
Sipas autoriteteve mbi 6000 mijë protestues u mblodhën para selisë kombëtare të CDU-së në Berlin për një tubim të organizuar nga aleanca “Së bashku kundër së djathtës”, nën sloganin “Jo bashkëpunim me AFD”.
Aktivistët e përshkruajnë votimin e së mërkurës në Bundestag si një tabu të thyer dhe absolutisht të papranueshme. Mijëra protestues u mblodhën edhe në qytete të tjera gjermane duke iu bërë thirrje politikanëve të mbrojnë të drejtën për azil.
Demonstrata të tjera janë planifikuar për ditët në vijim vetëm, pak javë përpara zgjedhjeve parlamentare.
Migrimi është bërë një çështje e nxehtë në fushatën zgjedhore gjermane, pas një sërë sulmesh që iu atribuohen të dyshuarve me prejardhje emigrantësh.
Një tjetër projektligj për të reformuar ligjet e migracionit të Gjermanisë do të prezantohet në Bundestag nga aleanca konservatore CDU/CSU këtë të premte.
AFD ka sinjalizuar se do të mbështesë shumicën.
(BalkanWeb)