TIRANË – Organizimi dhe funksionimi i qeverisjes vendore ka hapur diskutime sot në Komisionin e Ligjeve. Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, duke vlerësuar kthimin e opozitës në Kuvend, tha se ka ardhur koha të nisin diskutimet për projektligjin e ti të qeverisjes vendore.

Deputeti Bashkim Fino propozoi që të krijohet një nënkomision për konsultimet, por është kundërshtuar nga deputeti Oerd Bylykbashi i PD-së. “Në nënkomision nuk mund të jenë të gjithë, tha Bylykbashi,- dhe ligji është i rëndësishëm, kërkon konsulta dhe 3/5 e votave. Atë hartë që keni bërë nuk ua pranon njeri. Gjatë procesit thatë se s’do të ketë ndryshime, tani thoni që do të bëni.”

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8652, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” të ndryshuar, ka ardhur si domosdoshmëri pas ndarjes së re territoriale të vendit.

Debate në komision ka pasur edhe ndërmjet deputetëve të PD-së Eduard Halimi dhe Blendi Klosi.

Sipas Halimit ligji në fjalë nuk ndan fonde të barabarta. “Kemi një situatë që Durrësi mbjell palma, Fieri përmbytet”, tha Halimi.

Në kundërpërgjigje, Blendi Klosi deklaroi se, “Fieri u përmbyt nga politika juaj”.

Nga radhët e të djathtëve reagoi Gent Strazimiri duke u shprehur, “ Fierin dhe Vlorën e keni pasur ju. Ju s’keni nevojë për opozitën, premtimet nuk i mbajtët

(ar.sh/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb