FRANCË

Shkollave në Francë u kërkohet tani të shfaqin flamurin francez dhe atë të Bashkimit Evropian në klasa, krahas fjalëve të himnit kombëtar. Ky vendim – efektiv nga fillimi i vitit të ri shkollor të hënën – është miratuar nga Parlamenti në kuadër të reformave në arsim, në muajin shkurt.

Ai është sugjeruar nga deputetët e opozitës, por është miratuar nga qeveria e presidentit Emmanuel Macron.

Atë kohë, ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer, ka thënë se “fryma qytetare duhet të forcohet” dhe se njohuria për simbolet e vendit është një gjë e natyrshme në botë. Me vendimin e ri, të gjitha klasat e shkollave fillore dhe të mesme duhet të shfaqin flamurin kombëtar, fjalët e himnit Marseillaise dhe moton kombëtare: “Liberté, Égalité, Fraternité” (Liri, Barazi, Vëllazëri).

Por, kritikët e kanë cilësuar këtë ligj si tejet nacionalist. Michel Larive, deputet në Parlamentin e Francës, ka thënë se mbajtja e flamurit kombëtar jashtë shkollave është e mjaftueshme për të treguar “respektin për atdheun, pa rrëshqitur drejt nacionalizmit”. /Rel/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb