Shtetet e Bashkuara kritikuan sot ligjin e ri të Hungarisë për Sovranitetin, duke e quajtur atë antidemokratik pasi Zyra e Hungarisë për Mbrojtjen e Sovranitetit nisi një hetim kundër dy agjencive kundër korrupsionit.

“Përpjekja e qeverisë hungareze për të frikësuar dhe ndëshkuar organizatat e pavarura është në kundërshtim me parimet e qeverisjes demokratike të rrënjosura në sundimin e ligjit”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë, raporton Reuters.

Ligji, i cili u miratua në dhjetor 2023, ndalon financimin e huaj të partive apo grupeve që konkurrojnë në zgjedhje dhe shkeljet e ligjit dënohen me burgim deri në tre vjet, shkruan Reuters.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: