TIRANE – Pas një kohe të gjatë pesëvjecare më në fund qeveria ka kaluar në parlament projektligjin e ri për turizmin. Qëllimi i këtij projektligji sipas relacionit të qeverisë është krijimi i një sektori të qëndrueshëm, reduktim të informalitetit dhe rritje të investimeve strategjike duke krijuar lehtësira në procedura. Por aktorët e kësaj industrie shprehen se ligji është i vonuar dhe nuk zgjidh problemet bazë të turizmit madje sipas tyre shumë pjesë të tij janë të paqarta duke lënë vend për shkelje.

Projektligji i ri për Turizmin që këto ditë pritet të kalojë në Komisionet parlamentare duket se nuk do tu japë zgjidhje problemeve bazë që ky sektorë ka dhe vuan prej kohësh. Shqetësimin e shprehin vetë aktorët e turizmit të cilët prej vitesh kanë kërkuar hartimin e një ligji për të rregulluar këtë sektor startegjik për zhvillimin e ekonomisë. Për ta jo vetëm që drafti është i vonuar por edhe i paqartë e i cunguar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb