Të rinjtë e Shqipërisë për herë të parë do të kenë një ligj të dedikuar plotësisht për ta. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë nëpërmjet Drejtorisë së Rinisë dhe zëvendësministrit Shpati Kolgega ka nisur një tur takimesh në të gjithë vendin me të rinjtë për të marr kontributin e tyre që ky ligj të jetë sa më gjithpërfshirës. Ministrja Lindita Nikolla përshëndeti nisjen e këtij rrugëtimi për draftin e rinisë i cili do të përshkojë kryq e tërthorë Shqipërinë për të takuar të rinjtë në 12 qarqe të vendit. Në çdo stacion mirëpriten qindra ide, për të udhëtuar të sigurtë drejt së ardhmes europiane që duam.

Një autobus me sloganin “1094 km drejt ligjit për rininë” u stacionua në takimin e parë në qytetin e Beratit ku të rinjtë e këtij qarku dhanë sygjerimet e tyre. Pjesa më e madhe e të pranishmëve kërkuan më shumë hapësira të sigurta, mbështetje financiare, aktivitete të organizuara në rang kombëtar e pjesëmarrje pranë institucioneve vendimmarrëse.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, sot janë planifikuar dy takimet e radhës, në qytetin e Vlorës dhe atë të Fierit. Projektligji e përfundon rrugën e tij prej 1094 kilometrash më 22 nëntor në kryeqytet, nga ku pritet të finalizohet edhe drafti, që do të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb