TIRANE- “Biznes Albania” ka reaguar ditën e sotme ndaj ligjit për skanimin në dogana. Sipas tyre, ligji penalizon padrejtësisht biznesin pasi pajisjet e skanimit në dogana nuk ekzistojnë.
Pajisjet e skanimit në shumë dogana nuk ekzistojnë, dhe biznesi paguan 22 euro për deklaratë.

“Biznes Albania” i kërkon doganave të mos e zbatojnë ligjin pa kryer skanimin, pasi ky veprim shkel të drejtat e biznesit dhe i penalizon ata.

Një ditë më parë disa transportues janë ankuar se nuk kryhet skanimi i kontejnerëve pasi mungojnë skanerat në doganën e Kukësit dhe Shkodrës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb