E tashmja dhe e ardhmja e Kombëtares quhet Edi Reja, për këtë nuk ka asnjë dyshim, Armand Duka. Presidenti i FSHF-ës është i qartë në deklaratën e tij për News24 dhe BalkanWeb, Reja do të vijoj të jetë pjesë e përfaqësueses kuqezi, mbetet vetëm të hedhin firmën mbi kontratë. Një tjetër çështje që shqetëson jo pak ambientin sportiv është dhe ligji i sponsorizonit, i kërkuar prej kohësh nga FSHF, Duka mbetet të një përgjigje përfundimtare:

“Unë uroj që mos të na kap 17 nëntori pa një përgjigje. E kam kërkuar publikisht dhe ia kërkoj personalisht një takimin me specialistët që ky proces të bëhet para se të inaugurohet ky stadium”, deklaroi Duka.

Me sa pikë jeni I kënaqur në dy ndeshjet e fundit?

“Jam i kënaqur vetëm me 6 pikë, ndërsa më 4 pikë më pak i kënaqur, ndërsa me 3 pikë i mërzitur. Duhet të provojmë gjithçka pasi nuk kemi asnjë gjë për të humbur. E dimë që Franca është kampione bote, por ne do të provojmë ta nisin me fitore stadiumin e ri.

Reja?

“Besoj se do të jetë në krye të skuadrës. Nuk ka dyshime nga ana jonë, por duhet firmosur kontrata për ta bërë zyrtare”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: