Nënkryetari i PD Edi Paloka me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se DASH edhe njëherë në raportin e tij theksoi se ligji qëndron mbi të gjitha.

Paloka nënvizon se Shtetet e Bashkuara edhe njëherë është në krah të popullit shqiptar, kurse shton se Amerika janë kampionët e lirisë e demokracisë në botë.

Postimi i Edi Palokës:

Edhe nje here Departamenti Amerikan i Shtetit vendoset ne krah te shqiptareve dhe tregon se perse SHBA jane kampionet e lirise dhe demokracise ne bote.

“Ligji mbi te gjitha”…Kaq e thjeshte eshte dhe kete po kerkojne shqiptaret, kete po kerkon dhe opozita shqiptare ; rikthimin tek ligji, tek Kushtetuta dhe tek rregullat elementare te Demokracise.

Jo shtet te bandave dhe oligarkeve, po shtet te ligjit dhe te lirise .. Duam nje Shqiperi si gjithe Evropa!

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb