TIRANE- Akadamiku Artan Fuga ka komentuar ligjin për arsimin e lartë, duke u shprehur se ai është antikueshtues. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Fuga shkruan se “projektligji mbi arsimin e lartë, përtej kërcënimeve, sharjeve dhe shantazheve që erdhën nga foltorja e kuvendit pet mendimin e lirë, është thjesht, as më shumë e as më pak, antikushtetues”. Sipas Akademikut, është “Gjykata Kushtetuese ajo që ndan shapin nga sheqeri”.

“Sesi do të falimentojë ai privatin dhe publikun, këtë do ta shtjellojmë më pas që ta kuptojnë të zgjuar e budallenj. Kemi kohë boll, pa merak. Vetëm durim dhe zemërgjerësi për të gjithë pa dallime partiake ose niveli kulturor”, shkruan Fuga.

Ndërkaq, akademiku në një tjetër postim në rrjetin social shpreh qëndrimin e tij se pse “universitetet duhet të jenë të lira sikurse ishin në Mesjetë”.

FERSHELLIMA KAMXHIKU NE AJER KUNDER MENDIMIT NDRYSHE…
Une nuk jam pjestar i asnje kaste universitare, as dekan, as rektor, as antar senati universitetesh, as kryetar keshillash profesorash. Mua me kane zgjedhur koleget e mi ne menyre unanime, me vote te fshehte per te drejtuar nje departament. Ju ftoj te vini ta vizitoni, nuk eshte parajsa mbi toke, por nuk eshte fare ajo qe u tha per universitetet publike nga foltorja e parlamentit te magjishem.
Nga konkurrenca me departamente te ngjashem te privati te kemi frike ?

As i llogarisim fare si konurrente. I “hame me gjithe lecka”, i leme pa pune, sic i kemi lene.
Une nuk drejtoj 40 doktorata, por jo me shume se tre a kater, sipas rregullit, nuk jap mesim ne shtate vende, por jashte universitetit publik, jap vetem 1 ore mesim ne jave ne semester, sipas rregullit, nuk marr ryshfete, le te dale nje student ne keto 25 vjet te deshmoje te kunderten, leksionet qe jap ne Tirane, po njesoj i jap edhe ne France, sipas rregullit, nuk kam licencuar asnje universitet, dhe nuk kam asnje biznes, as mjet transporti me kater rrota madje, kam pafund libra dhe artikuj shkencore te botuar jashte vendit, Me jane velur dhe merzitur, kush i numuron?

Gradat dhe titujt nuk i kam marre vetem ne Shqiperi, por jashte vendit, edhe doktor edhe kualifikimin profesor, as mund te akuzohem besoj se i kam fallco, nuk marr honorare ne media si analist a psikanalist,nuk vegjetoj sepse drejtoj projekte kerkimore shkencore prej 25 vjetesh, nuk jam ne asnje parti,
si t’ja bej qe, ndonese nuk i kam keto vese, edhe une mendoj dhe kam bindjen e plote se projektligji per arsimin e larte eshte antikushtetues dhe do e falimentoje ate ?

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb